Është zbardhur dëshmia e Arjan Tases, punonjësi i policisë Elbasan i cili i mori jetën 7-vjeçares në plazhin e Potamit.
Tase ka pranuar në polici autorësinë dhe ka treguar se në momentin kur kur ka ndodhur ngjarja me vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme duke bërë një rrotullim në vend.
Sipas tij kjo ka sjellë goditjen nga pas me helika. Më tej Arjan Tase ka deklaruar se gomonia i përket djalit të xhaxhait të tij.
Ai ka treguar se mëngjesin e sotëm ka shkuar me makinë në Porto Palermo dhe aty ka marrë gomonen. Nga Porto Palermo ai ka udhëtuar me gomone drejt Potanit ku do merrte gruan dhe fëmijët për ti nxjerrë shëtitje në det.
Sapo familja e policit ka hipur në gomone, Tase i ka dhënë gomones mbrapsht për të dalë bregu në det. Por në këtë moment gomonia ka marrë shumë gaz dhe ka bërë një rrotullim të menjëhershëm në vend.
Tase ka deklaruar gjithashtu se është i pajisur me leje drejtimi të mjeteve lundruese.