Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Zbulohet arsyeja përse baballarët nuk e dëgjojnë të qarën e fëmijës gjatë natës

Ardhja në jetë e një fëmije është një nga ngjarjet më të bukura për një familje. Pëveç dashurisë së pakufizuar, lipset edhe shumë përgjegjësi nga të dy prindërit për qenien e re që kanë sjellë në jetë. Këto përgjegjësi ndryshojnë thuajse 360 gradë ritualet e zakonshme të jetës së një çifti, siç janë daljet me miqtë, festat, cikli i gjumit etj. Shpeshherë nënat e reja habiten se si baballarët, partnerët e tyre nuk i dëgjojnë të qarat e fëmijës natës. Mund të mendojnë se kjo është një shaka ose ndonjë lënie përgjegjësie për femrën, por e vërteta qëndron komplet ndryshe.

Kjo ndodh sepse e qara e fëmijës nuk regjistrohet tek babai. Sipas një studimi gjerman, të realizuar nga Qendra e Mjekësisë Molekulare Max Delbruck të Berlinit, veshit i mashkullit dhe femrës nuk funksionojnë njëlloj gjatë gjumit. Femra e ka më të zhvilluar se mashkulli shqisën e dëgjimit dhe të prekjes, për këtë arsye ajo është shumë më e ndjeshme ndaj zhurmave akute me frekuencë të lartë. Frekuenca e të qarës të një prosalinduri llogaritet në nivelet e frekuencave 1.000 dhe 4.000 Hertz, dhe si e tilë që mund të ndihet dhe perceptohet vetëm nga ndjeshmëria e lartë e veshit të femrës. Dëgjimi është një ndër shqisat më jetike për njeriun, e vetmja që funksionon 24 orë në 24.

Tek burrat shqisa e dëgjimit shërben për ta mbrojtur atë nga agresionet e jashtme dhe e bën më të ndjeshëm ndaj zhurmave me frekuencë të ulët, siç është p.sh hyrja e një të panjohuri në shtëpi. Sipas studimit të mësipërm u konfirmua po ashtu se dëgjimi nuk është i vetmi ndryshim midis nënës dhe babait. Ata të dy kanë të ndryshme edhe nuhatjen.

Një fëmijë i sporsalindur do të qetësohet vetëm në krahët e nënës dhe jo të babait, edhe nëse ai do të jetë duke e mbajtur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo ndodh sepse fëmija nuhat erën e babait, e cila për të nuk është era “e duhur”.