Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Zbulohet detaje të reja nga vrasja e 27-vjecares shqiptare në Itali

Ermela Muhametaj është 27-vjeçarja shqiptare e cila u gjet e pajetë mbrëmjen e 28 prillit në qytezën e Larinos në Itali. Mediat vendase raportuan fillimisht se 27-vjeçarja, nënë e një djali 8-vjeçar, kishte vrarë veten.

Por me thellimin e hetimeve, kanë dalë në sipërfaqe detaje të reja që rrisin dyshimet se e reja shqiptare të jetë nxitur nga një person për të kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.

Ditën e ngjarjes, 27-vjeçarja i kishte shkruar avokatit të saj në mëngjes një mesazh për të caktuar një takim në lidhje me divorcin nga bashkëshorti i saj, me të cilin jetonte në distancë prej muajsh.

“Hipoteza fillestare është ajo e vetëvrasjes, por në fshat dyshimet dhe pikëpyetjet po rriten: askush nuk beson se një nënë kaq e lidhur me të birin mund të ketë vendosur ta lërë atë. Prokuroria po heton për nxitje për vetëvrasje. Rezultatet e autopsisë janë në pritje, të planifikuara për 2 maj”, raportojnë mediat në Itali.

“A mund të takohemi në studio sot?”, Ky është mesazhi që Ermela Muhametaj, 27-vjeçarja me origjinë shqiptare e gjetur e vdekur në zonën e Larinos, mbrëmjen e 28 prillit, i kishte dërguar herët në mëngjes avokatit të saj i cili e kishte ndjekur atë dhe bashkëshortin e saj në procedurat e divorcit.

Pak pas orës 8 të mëngjesit të së hënës, Ermela nënë e një fëmije gati tetë vjeç i kërkoi avokatit penal një takim për të folur, me sa duket, rreth ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin jetonin në distancë.

Ndërkohë që hetuesit janë në pritje të zbërthimit të telefonit të saj dhe analizave të autopsisë me qëllim hedhjen e më shumë drite mbi ngjarjen.