Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Zbulohet e verteta ja pse motra e vrau motren ne Tirane

Ditën e djeshme në orën 11:40, është regjistruar një ngjarje e rëndë në Tiranë e cila nuk u raportua nga policia që në momentin kur ndodhi tragjedia., Dje mësohet se Marsela Pushani ka vrarë me thikë motrën e saj, Amanda Pushani.

E ndjera ishte 37 vjeçe, teksa autorja mësohet se është 40 vjeçe me profesion mësuese e Gjuhës Shqipe në një shkollë private. Sipas policisë, lajmi nuk u raportua më herët, por sot në mëngjes, pasi familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe e raportuan si vdekje për shkaqe natyrale.

Pas ekzaminimit të trupit të pajetë të viktimës, janë konstatuar plagë të rënda me thikë, teksa autorja është zbuluar se është motra e së ndjerës. Sipas Marselës, me motrën kanë debatuar që ajo të linte alkoolin, pasi Amanda pinte shumë.

Mirëpo, sipas Marselës, Amanda ka kundërshtuar të lërë alkoolin dhe madje ka kërcënuar me vdekje motrën dhe nënën. Marsela thotë se vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes, teksa shton se Amanda mbi 10 vitesh ishte e alkoolizuar.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani.