Prej i vogël, Albion Luzha ishte lehtë i dallueshëm ndër të gjithë nxënësit e klasës. Ins istimi i tij që gjithnjë të ishte më i miri dhe me notat më të larta në mësime tashmë ishte bërë shprehi për të.
24-vjeçari tashmë është një nga doktorët më të rinj që ka të punësuar Qendra e Mjekësisë Familje (QMF) 2 në Ferizaj.
Ai ia doli të përfundonte studimet në mjekësi në kohë rekord në një moshë të re, me të gjitha notat 10-a, përpos një 9-she.
Mesatares së lartë të notave ia prishi vetëm një 9-she në lëndën e patologjisë. Që ta kishte gjithë këtë sukses në mësime, Albioni thotë se është angazhuar shumë, mirëpo që kohën kishte ndarë edhe për shoqërinë e tij.
Albioni vendosi të studionte mjekësinë dhe të ndjektë hapat e babait tashmë të ndjerë, i cili po ashtu kishte qenë specializant i mjekësisë familjare.
Edhe pse Albioni tashmë punon si mjek i përgjithshëm në QMF, ai tregon se kur u kryen shërbimin pacientëve dhe kur e shohin ata që ai është aq i ri në moshë ende vazhdojnë të habiten.