Ish-zyrtari i Partisë Demokratike Alfons Muça, ka nderruar jete diten e sotme.
Lajmin e bën me dije babai i të ndjerit në rrjetet sociale.
“Ju njoftojmë largimin nga jeta të djalit tim Alfons Muça”, shkruan i ati i Alfons Muçës, Aqif Muça.
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi gjithashtu ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Do të të mbaj mend përherë të buzëqeshur e optimist Alfons Muça. Ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Fonsit. RIP e qofsh i Xhehnetit”, shkruan Këlliçi.
Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha. Po ashtu ai ka qenë drejtues i PD-së në zonën e Laprakës në Tiranë, ku ka dhënë kontributin e tij deri në zgjedhjet e fundit.