Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Zizu lë jashtë skuadrës Luka Modric e James Rodriguez,

Zinedine Zidane nuk ka ftuar lojtarët James Rodriguez dhe Luka Modric për ndeshjen miqësore që Reali i Madridit do të luajë kundër skuadrës së Salzburg dhe menjëherë në Itali ka nisur të flitet sërish për një transferim të mundshëm të dy lojtarëve.

Portali AS shkruan se mesfushori kroat nuk ka asnjë dëmtim apo problem sado të vogël fizik dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse këto janë zgjedhje teknike të trajnerit apo një lojtarët do të largohen nga Madridi.

Prej kohësh, Napoli është i interesuar për James Rodriguez, por negociatat u frenuan pas dëmtimit të rëndë të Asensios, ndërsa pas këtij vendimi të trajnerit ka nisur të flitet sërish.

Në anën tjetër është folur edhe për një transferim të mundshëm të “Topit të Artë” drejt Milanit edhe pse duket një lëvizje mjaft e vështirë, duke pasur parasysh kërkesat e lartë të lojtarit e faktit që kuqezinjtë janë jashtë Europës këtë sezon.

Megjithatë, tashmë mbetet për t’u parë nëse vendimi i Zidane ka të bëjë me largimin e mundshëm të dy mesfushorëve.