Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera-herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Hera-herës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 8m/s.
Temperaturat në vlerat e mesditës parashikohen me rënie si më poshtë: në zonat malore 13°C deri në 21°C, në zonat e ulëta 14°C deri në 26°C, në zonat bregdetare 15°C deri në 25°C.