1-vjeçari infektohet me HIV në QSUT, flasin per here te pare prindërit

Ishte 27 nëntor 2021, kur jeta e një familje të sapokrijuar do të shkatërrohej. Dy prindërit, do të mësonin se fëmija i tyre 1 vjeç ishte infektuar me HIV. Dyshimet e tyre bien mbi spitalin QSUT, në reanimacionin e Pediatrisë, ku djali, u shtrua për disa ditë pasi vuante nga bronkopneumonia.

Takimet e prindërve me djalin do të ishin vetëm 5 minuta në çdo 3 orë dhe kjo situatë zgjati deri në 9 dhjetor 2021. Nga analizat e realizuara, ato do të mësonin se djali i tyre mbarte një trup virusin HIV, që ata ende nuk e dinë se si është marrë, pasi spitali dhe të gjitha institucionet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. Prindërit, përforcojnë akuzat ndaj spitalit, pasi në dy teste që kanë kryer, si në shtetin gjerman dhe atë italian, kanë rezultuar negativë nga HIV-i.

Prindërit, tregojnë se nuk kanë gjetur mbështetjen e shtetit shqiptar në lidhje me këtë rast dhe se strehim dhe kurat e nevojshme, i kanë gjetur nga një shtet fqinj, ku dhe ndodhen aktualisht. Mes lotësh, prindërit, i bëjnë apel shtetit që t’i ndihmojë dhe kërkojnë që edhe fëmijët e tjerë që ndodheshin asokohe në reanimacion me të voglin e tyre të testohen, pasi sipas tyre, edhe ata mund të jenë të rriskuar nga virusi Hiv.

Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti konfirmoi se infektimi me HIV në spital është një fenomen që ndodh kudo në botë, edhe pse në raste tepër të rralla./Marrë me shkurtime nga “Ballkan web”