109 vjecarja feston ditëlindjen dhe thotë sekretin pse ka jetuar kaq gjatë

Një stërgjyshe ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 109-të

Olive Edwards, një mësuese në pension që jeton në North Yorkshire, është nënë e dy fëmijëve, gjyshe e katër fëmijëve dhe stërgjyshe gjashtë fëmijëve.

E pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo u përgjigj se është ‘kokëfortë’ dhe ka ngrënë gjithmonë tre vakte në ditë.

Ajo tha se i pëlqen veçanërisht të hajë salmon dhe shparg dhe pi shumë ujë.

Ajo gjithashtu pëlqen të kalojë kohën e saj duke lexuar, thurur dhe qepur.

E pyetur për zakonet e saj të shëndetshme të të ushqyerit, Olive u përgjigj: “Kam ngrënë gjithmonë tre vakte në ditë. Salmoni dhe shpargujt janë vakti im i preferuar dhe gjithmonë kam pirë shumë ujë dhe ende e pi.’

Ajo gjithashtu e vlerëson moshën e saj të mahnitshme për të qëndruar aktive dhe për të mbajtur të zënë me hobi.

“Kur isha 80 vjeçe, luaja futboll dhe kriket me nipërit e mi”, shtoi ajo.

Zonja Edwards ka përjetuar dy luftëra botërore dhe ka parë botën përreth saj të ndryshojë jashtëzakonisht.