13-vjeçarja shqiptare, që po i fiton vetë paratë për kurimin e kushtueshëm

Si ta pastroni yndyrën nga muret e kuzhinës dhe dollapët

Ju duhet:

Ujë i ngrohtë

Detergjent larës për enët

Sfungjer

1 gotë me sodë buke

Uthull e bardhë

Peshqirë të pastër

Letër kuzhine

Udhëzime:

Fshijini njollat e ​​yndyrnave nga sipërfaqet e kuzhinës me një letër kuzhine. Zhysni një sfungjer enësh në ujë të ngrohtë dhe butësisht fshijini sipërfaqet me yndyrë për t’i zbutur. Kombinoni një pikë ose dy ilaç enësh të lëngshëm në një enë me ujë të ngrohtë. Me një sfungjer kalojeni këtë përzierje në sipërfaqet me yndyrë.

Për njollat ​​kokëfortë kombinoni 1 filxhan me ujë të ngrohtë dhe 1 filxhan me sodë buke në një tas dhe trazojeni sa të bëhet një pastë. Aplikojeni pastën për njollat me ​​yndyrë dhe lëreni të thahet. Hiqeni pastën me një sfungjer, ose peshqir enësh të pastër, të butë.

Nëse yndyrat dhe njollat ​​janë ende të dukshme, kombinoni sasi të barabarta uthulle dhe ujë të ngrohtë në një shishe spraj. Spërkateni dhe lëreni të thahet për 5 minuta. Fshijeni me një peshqir të pastër. Më pas thajeni sipërfaqen sërisht me një peshqir të pastër të thatë. Shmangni përdorimin e zbardhuesve të paholluar, të cilat mund të rrënojnë bojën ose të bëjnë më shumë njolla në sipërfaqet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *