Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

17-vjecari humb jeten teksa po kalonte vijat e bardha

Isuf Mehmeti është 17-vjeçari që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në dalje të Fushë-Krujës, në lagjen “Bakushe Visha”.

I riu ishte duke kaluar vizat e bardha, kur u përplas nga një mjet tip “Hyundai” që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Për shkak të shpejtësisë, makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.
Pas aksidentit policia arrestoi edhe drejtuesin e mjetit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç. Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.JOQ