17 vjecarja fryen buzet. Shikoni se si e gjen belaja

Shtimi i numrit të të rinjve dhe adoleshentëve që kërkojnë ndërhyrje estetike ka nisur të vendosë në dilemë edhe kirurgët. Panajot Papa, ndau sot në emisionin “Shije Shtëpie” rastin e një pacienteje të mitur, e cila e shoqëruar nga prindi i kishte kërkuar një injeksion në buzë. Kirurgu kishte refuzuar dhe një muaj më pas, vajza ishte kthyer në klinikë pasi kishte kryer një ndërhyrje që e kishte lënë me dhëmbët jashtë.

Panajot Papa: Më kanë ardhur raste në klinikë, shpeshherë të shoqëruar edhe me prindërit dhe më thonë do bëj acid hialuronik se do shkoj në vit të fundit gjimnaz.

Ermelinda Ndoja: Cila është mosha më e hershme që vijnë?

Panajot Papa: Ka qenë 16-17 vjeç. Erdhi për të bërë acid hialuronik te buzët. E kam thënë dhe herë tjetër dhe më ka bërë përshtypje sepse vajza erdhi për të bërë acid hialuronik në korrik. Realisht nuk ia bëra acidin hialuronik dhe deri diku kishte ardhur me prindërit, ishte me konsens, me të gjitha dhe pas një muaji është kthyer në klinikë sepse kishte vajtur dikur tjetër për ta kënaqur prindi dhe në vend t’i bënte acid hialuronik që mban vetëm për 6 muaj, i kishte bërë një operacion që quhet lip lift. Domethënë i kishte zvogëluar distancën e buzës nga hunda dhe vajza nuk mbyllte dot gojën dhe i rrinin dhëmbët jashtë. E paguar 10-fish nga prindi dhe deri diku futet edhe mjeku në mendime, mjeku i dytë që ka gabuar sigurisht dhe unë që u futa sepse po të kisha bërë acidin mbase do e evitoja, por ai fëmijë kishte një tutor që është prindi dhe erdhi me prindin aty dhe deri diku që ti shpjegon te prindi që ky fëmijë nuk duhet ta bëjë këtë gjë, ka mbaruar situata sepse nuk ishte 18 vjeç.