Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

17-vjeçarja nxirret pas 10 ditesh nga rrenojat e termetit ne Turqi

Një vajzë adoleshente është shpëtuar 248 orë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar në Turqi.

17-vjeçarja Aleyna Olmez u nxor nga rrënojat në Kahramanmara, një qytet jugor pranë epiqendrës.

Xhaxhai i saj i përlotur u tha shpëtimtarëve “nuk do t’ju harrojmë kurrë”, teksa i përqafoi një nga një. Aleyna mbijetoi, e plagosur dhe në kushte të motit të ftohtë, për 10 ditë. Por shpëtimet si ajo po bëhen gjithnjë e më të rralla.

“Ajo dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo hapi dhe mbylli sytë dhe qeshi. Kemi një javë që punojmë këtu në këtë ndërtesë… jemi të lumtur sa herë që gjejmë një gjë të gjallë – qoftë edhe një mace”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Ali Akdogan, një minator qymyri që mori pjesë në shpëtim.

Por festimet nuk zgjatën shumë. Menjëherë pas shpëtimit, ushtarët turq urdhëruan njerëzit të largoheshin nga vendi i ngjarjes, pasi ekipet po gjenin kufoma që do të transportoheshin së shpejti.

Në të njëjtin qytet, tre gra dhe dy fëmijë u gjetën të gjallë të mërkurën.

Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Tukey dhe Sirinë fqinje nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë. Asnjë vend nuk ka treguar se sa njerëz janë ende të zhdukur.