Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e 23-vjeçarit Meledin Adili, i cili rezulton i humbur që prej 5 shtatorit.
I riu nga fshati Borje, Kukës doli të mblidhte boronica në bjeshkë por nuk u khye më në banesë.
Së fundmi në media është zbuluar se ditën që i riu është zhdukur, një numër ukrainas ka telefonuar policinë dhe ka tentuar të komunikojë me uniformat blu.
Ky person me numër ukrainas ka kontaktuar në sllavisht dhe jo në gjuhën shqipe. Kjo ka bërë që dyshimet të shtohen më tepër rreth kësaj ngjarje dhe policia të kërkojë ndihmë nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë për rastin e Adilit.
Kërkimet për gjetjen e të riut kuksjan vijojnë prej javësh nga ekipet e shpëtimit të vendit tonë por edhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut.