Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

30-vjecarja shqiptare u shua nga covidi bashkë me beben që kishte në bark/ Mjekët japin alarmin: Ja c’po ndodh…

Nga spitali Covid-1, gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se e reja nga Lezha, nën 30 vjeç, ka mbërritur në Infektiv në gjendje shumë të rënduar dhe me 90% të pulmonit të pr ekur nga koronavirusit.

Ajo është intubuar pa bërë 24 orë e shtruar në spital dhe më pas ka ndërruar jetë, bashkë me foshnjën 4-muajsh.

“Të gjithë ata që vijnë në spital, janë në gjendje shumë të rënduar. Sipas mjekëve, pacientët vijnë në spital pas ditës së 12 të infektimit, ku deri më atëherë ata janë trajtuar në kushte shtëpie. Kur vijnë në spital, dhe tani po e lidh me rastin fatkeq të gruas shtatzënë nën 30 vjeç, nga Lezha, e cila ka mbërritur në spital në gjendje aq të rënduar, sa nga imazheria ka rezultuar me mbi 90% të pulmonit të pr ekur.

Nuk ka zgjatur as 24 orë dhe është futur në intubim, ku ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën 4 muajshe. Ajo nuk ka qenë e vaksinuar. Mjekët kanë bërë apel që shenja e parë e alarmit është rënia e oksigjenit poshtë 90. Nga informacionet që kemi nga Infektivi, flitet edhe për një grua tjetër shtatzënë të shtruar, e cila ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore. Lajm i mirë është se një grua shtatzënë, që iu nënshtrua ndërhyrjes cezariane, sot ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në banesë. Alarmi i kuq, sipas mjekëve, është rënia e oksigjenit”, tha gazetari Skëndaj.