“Çfarë ndodhi në të vërtetë në Wuhan”, del libri qe tregon cdo gje mbi origjinën e Covid

Në Angli është publikuar një libër i cili ngre dyshime se Covid doli nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator i specializuar për koronaviruset.

Dhjetëra shkencëtarë kanë sugjeruar se Covid mund të ketë dalë nga laboratori përmes një studiuesi të infektuar. Por kjo nuk u pranua asnjëherë nga Pekini. Libri është shkruar nga Sharri Markson, me titull “Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan” dhe ka zbuluar një varg të dhënash që tregojnë përpjekjen e Pekinit për të fshehur të vërtetën.

Në fillim të Nëntorit 2019, mjeku Wang Lei, emrin e të cilit Markson e ka ndryshuar për arsye sigurie, po trajtonte pacientët në qytet pasi një sëmundje misterioze filloi të shfaqej papritur.

Ai i tha gazetarëve se ndërsa mjekët e kuptuan shumë shpejt se po përballeshin me një koronavirus të ri, atyre iu ndalua të flisnin, edhe pse vetë punonjësit e shëndetësisë filluan të preken nga ajo. Një alarm gripi iu dërgua mjekëve atë muaj duke i paralajmëruar ata për një grip të rëndë, por tashmë kishte të dhëna se kjo ishte diçka shumë më e keqe.

Fillimisht, mjekët në vijën e parë të frontit menduan se ishte rishfaqja e SARS, por shpejt kuptuan se ishte krejtësisht diçka tjetër. Janë ish-shefa të inteligjencës që thonë se ka prova të një aksidenti laboratorik dhe se ka pasur një fshehje të incidentit të llogaritur “që nga dita e parë”. Sipas tyre kishte një periudhë “intensive” dhe “aktivitet të pazakontë dhe të pashpjeguar” në Wuhan në javët para pandemisë duke ngritur dyshimet për një shpërthim virusi që u pasua nga një sterilizim masiv në laborator

Disa nga dëshmitë kryesore të veprimtarisë së pashpjegueshme që Markson paraqet në librin e saj është pyetja e vazhdueshme në lidhje me bazat e të dhënave të viruseve të fshira në Wuhan për të cilat disa kanë spekuluar se mund të shpjegojë origjinën e Covid. Baza e të dhënave që përmban 22 mijë viruse u fshi më 12 shtator 2019, tre muaj para se Kina të paralajmëronte zyrtarisht botën për virusin çka e bën akoma më të dyshimtë situatën.

Burimi: news.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania