37 persona nga Bangladeshi të cilët tentuan të futeshin në Shqipëri me dokumente false janë kthyer pas në aeroportin e Rinasit. Ata vinin nga Turqia me identitetet të falsifikuara.
Po përgjatë muajit Shtator 2021, si rezultat i masave të shtuara në kufi për kontrollin e kufirit dhe goditjen e paligjshmërisë janë evidentuar 15 raste të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe “Falsifikim i dokumenteve”, 5 prej tyre për falsifikim të tamponëve të Covidit.
Nga veprat penale të dokumentuara në kufi, janë arrestuar në flagrancë 8 persona, ndërsa 13 autorë janë proceduar në gjendje të lirë. Policia bën me dije se janë sekuestruar 15 pasaporta, 18 karta identiteti, 13 leje qëndrimi, 8 patenta, 6 karta shëndeti, 6 viza elektronike.
Klan News