4 arsyet pse po ju rriten qimet kaq shpejt në fytyrë

Ndërsa shumica prej nesh kanë qime të holla ose push në fytyrë, disa gra dhe vajza mund të vënë re se këto qime dalin herë pas here më të trasha. Ky problem njihet si hirsutizëm dhe gratë që vuajnë prej tij kanë shumë qime të tepërta në trup dhe në fytyrë. Edhe pse ka shumë mënyra për të hequr qafe qimet e bezdisshme në fytyrë, të qenit proaktiv dhe të shmangni faktorët që mund të shkaktojnë rritjen e tyre mund t’ju kursejë shumë para që do t’i shpenzonit nëpër sallone bukurie.

Por ja arsyet pse qimet në fytyrë po ju rriten më shpejt:

1. Hani shpesh peshk. Nëse shtoni pak salmon në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë më shumë proteina, por konsumimi i shpeshtë i tij mund të kontribuojë në rritjen e qimeve të fytyrës. Peshqit me vaj, si salmoni janë vërtetuar se rrisin testosteronin tek gratë dhe të kesh një nivel më të lartë se normalja të këtij hormoni mund të jetë arsyeja pse ju dalin më shumë qime.

2. Nuk e filloni dot ditën pa kafe. Nëse nuk e përballoni dot ditën pa filxhanin e kafesë, ju kuptojmë shumë mirë por konsumimi i shpeshtë i saj mund të shkaktojë në fakt prodhimin e testosteronit. Studimet kanë treguar se pirja e rregullt e kafesë për vetëm 4 javë mund të rrisë nivelet totale të testosteronit në trup. Nëse nuk jeni gati të hiqni dorë nga filxhani juaj i përditshëm ,zgjidhni kafe pa kafeinë.

3. Jeni të stresuar. Ne jetojmë në një botë që ndryshon me shpejtësi dhe shmangia e stresit është pothuajse e pamundur. Ndërkohë që të ndihesh pak i stresuar herë pas here është krejtësisht normale, të qenit nën presion të vazhdueshëm mund të prishë ekuilibrin natyral të hormoneve të trupit tuaj. Kur hormonet tuaja janë jashtë presionit, kjo ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mund të bëjë që qimet e padëshiruara të rriten më shpejt.

4. Nuk po flini mjaftueshëm. Pavarësisht nëse jeni duke parë shoë-n tuaj të preferuar ose thjesht duke po shijoni një moment më të qetë gjatë natës kur fëmijët më në fund janë në gjumë, nëse nuk flini mjaftueshëm mund të ketë pasoja serioze në mirëqenien tuaj dhe një nga këto është pasoja është edhe çrregullimi hormonal. Për të shmangur rritjen e tepërt të qimeve në fytyrë, sigurohuni që të bëni të paktën 7 orë gjumë gjatë natës.