4 fjali të ndaluara që kurrë nuk duhet t’ia thuani gjinekologut tuaj!

Kontrollet gjinekologjike pothuajse gjithnjë janë të pakëndshme, gjë që na bën edhe të flasim nganjëherë pakuptim dhe palidhje, por këto gjëra kurrë nuk duhet t’ia thuani gjinekologut tuaj…

Sipas disa artikujve, gjinekologë të ndryshëm janë përgjigjur pyetjeve në lidhje më atë se si duhet të sillen pacientet me gjinekologët dhe gjërat e ndaluara që asesi nuk duhet t’i bëjnë.

Por, problemi qëndron se gjinekologët mirren vetëm disa minuta me çështjen e grave, dhe këtë kohë duhet ta shfrytëzojnë për kontrollin e duhur e jo për gjëra të parëndësishme. Prandaj, ekziston një gjë që gjinekologët me të vërtetë nuk e pëlqejnë, ndërsa nga ana tjetër të gjithë femrat e thonë: “Më falni, nuk jam depiluar”!

Mjeku thekson se atyre nuk ju intereson stili i flokëve apo depilimi i qimeve, ata përqëndrohen në ekzaminimin dhe kontrollin e pacientit. Rruajtja e këmbëve apo organit gjenital fare nuk është me rëndësi dhe ata nuk duan të harxhojnë kohën e vlefshme duke u marr me këso gjëra.

Lexoni edhe këtë: Nuk kam pastruar flokët me shampo për gjashtë vite rradhazi
Ja për cilat gjëra, gjinekologët nuk duan të humbin kohën e tyre me pacientet:

Ata nuk pëlqejnë kur ju nuk shkoni në kontrollin e caktuar sepse keni pasur ciklin
Ky nuk është fare arsyetim për të mos marrë pjesë, sepse Pap testet që bëhen sot, lejojnë testimin gjatë ciklit.

Urrejnë kur ju vet e diagnostikoni vetveten
Sigurisht që çdo grua e di mjaftueshëm trupin e saj, por kur bëhet fjalë për shërim dhe diagnostikim, shumica e femrave thjeshtë duan ta shërojnë vetveten. Shpesh, kjo përkeqëson gjendjen e tyre, andaj edhe trajtimi zgjat më shumë.

Kur nuk e përmendni fare se jeni duke pirë ndonjë lloj ilaçi
Kur nuk thuani apo pranoni thjeshtë asgjë.

Kur e takoni çdo tre vjet, duke pasur parasysh se nuk jeni kontrolluar një kohë të gjatë apo rregullisht për kancer në qafën e mitrës