40 vjecari po punonte poshte pallatit humb jeten nga inertet

Një punëtor ndërtimi në Tiranë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi është zënë poshtë nga inertet.

40 vjeçari ka qenë duke punuar, kur materialet kanë rënë nga lartësia dhe i kanë shkaktuar humbje jete te menjëhershme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, në zonën e njohur si “5 Maji” në kryeqytet.

“Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Tiranës.