45 vjecari ishte duke mbledhur hurma por humb jeten nga aksidenti ne Itali

0
92

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Chieti, Itali mbrëmjen e djeshme. Mediet italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla.

Ai ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar mësohet se kishte mbledhur hurma në një pemë për t’i çuar në shtëpi por kur po kalonte rrugën u përplas nga një mjet tip Smart.

Edhe pse 45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.