5 arsye pse fëmijët e sotëm janë shumë të pasjellshëm!

Fëmijët janë një bekim, por ka shumë raste kur ata ju bëjnë me nerva, veçanërisht kur bëhen të pasjellshëm. Por pse fëmijët sot janë shumë më të pasjellshëm sesa fëmijët e brezave më parë. Dritare.net ju sjell më poshtë 5 arsye.
1. Mungesa e komunitetit të duhur

Prindërit modernë përpiqen të jenë të pavarur kur vjen puna te rritja e fëmijëve të tyre dhe mendojnë se njerëzit e tjerë që përpiqen t’i ndihmojnë, po i kalojnë caqet e tyre. Kjo ndodh edhe nëse ata janë gjyshërit e fëmijëve, informon dritare.net. Kjo është një arsye pse fëmijët bëhen të pasjellshëm. Në gjeneratat e vjetra dinin që në jetën e fëmijëve duhet të përfshihen të afërmit, përndryshe ata rriten me idenë se nuk duhet të krijojnë marrëdhënie me njerëzit e tjerë.

2. Prindërit janë shumë tolerantë

Shpesh, kur fëmijët sillen keq, prindërit i tolerojnë duke thënë se janë të vegjël për të kuptuar veprimet e tyre. Mendimi se fëmijët janë naivë dhe të pafajshëm, u jep atyre kredite të mjaftueshme. Fëmijët mësojnë shumë shpejt, dhe ju duhet gjithmonë t’i korrigjoni për sjelljen e tyre të pahijshme, në mënyrë që ata të kuptojnë se janë gabim.

3. Prindërit i bien shkurt

Vite më parë, fëmijët ishin me fat nëse dëgjonin radio. Dhe kjo ndodhte vetëm në udhëtime me makinë. Sot, të gjithë fëmijët kanë tablete, iPod, iPad dhe shumë mjete të tjera teknologjike, ku mund të shohin çfarë të duan. Kjo bën që prindërit të mos bashkëveprojnë me fëmijët e tyre. Fëmijët kanë nevojë të zhvillojnë marrëdhënien njerëzore dhe nuk mund të rrezikojnë që të vegjël të krijojnë pavarësi.

4. Prindërit ndihen të shantazhuar emocionalisht

Prindërit modernë i kanë mësuar fëmijët e tyre duke ua vlerësuar mendimin. Kjo është një gjë e keqe në vetvete dhe mund të teprohet. Fëmijët duhet të kënaqen me faktin që ata duhet të bëjnë çfarë thonë prindërit, sepse janë vetëm fëmijë. Kur u jepni atyre shumë privilegje, sigurohuni që e keni bërë me vetëdije, jo të ndikuar nga emocionet. Nëse ata janë të përfshirë në aktivitete jashtëshkollore, njoftojini se disa aspekte të saj, si përgatitja, u takon atyre të bëjnë.

5. Fëmijët marrin shumë kohë nga oraret e prindërve të tyre

Fëmijët supozohet të jenë qendra e jetës së prindërve të tyre, por prindërit gjithashtu kanë nevojë për kohë, për veten e tyre. Jo vetëm që është e shëndetshme për prindërit, por edhe fëmijët duhet të kuptojnë se prindërit kanë nevojë për të qetësuar nga streset, puna dhe gjithçka tjetër. Prindërit duhet të sqarojnë se nuk ekzistojnë vetëm për fëmijët e tyre dhe fëmijët do të mësojnë se të gjithë duhet të trajtohen me kujdes dhe respekt./E.B-dritare.net