56 vjecari nga Tirana bie nga kati i katërt i pallatit por i ndodh mrekullia

TIRANE- Një 56 vjecar ka rënë nga kati i katërt mëngjesin e sotëm në Tiranë por ka ndodhur mrekullia pasi ai është lenduar dhe gjëndja e tij shendetsore është normale.

Ngjarja ka ndodhu mëngjesin e sotëm në orën 7e15 ku qytetari me inicialet A.B. ka rënë nga kati i katërt i pallatit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe është nën kujdesin e mjekeve.

Policia ka shkuar ne vend ngjarje dhe eshte duke sqaruar shkaqet e renies.