58-vjeçari shqiptar kishte 3 muaj qe jetonte ne itali te femijet por humb jeten papritur. Foto

0
167

Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte në vijat e bardha.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 19 dhjetor në via Fanti në Sasuolo, kur Zhyhdi Hyka ishte duke kaluar në vijat e bardha, teksa u përplas nga një “Audi A3”, sportive që dyshohet se ishte me shpejtësi të madhe.

Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, por pas tre ditësh fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Autoritetet italiane kanë hapur çështje penale për “vrasje” ndaj drejtuesit të automjetit.

Hyka kishte vetëm tre muaj që ishte vendosur përgjithmonë në Itali, së bashku me gruan e tij, për t’iu bashkuar tre fëmijëve që jetojnë në Sasuolo prej 16 vitesh.