7 arsye përse papritmas iu djeg urina

1.Marrëdhëniet intime
Lëkura dhe indet rreth dhe brenda vaginës është e ndjeshme, delikate, dhe një përkudesje e tepërt mund të rezultojë në inflamacion, të shkaktojë ndjesinë e dhimbshme dhe djegies. Mikroabrasions ndodh shpesh gjatë seksit. Këto janë çarje mikroskopike dhe lëndohen nga urina meqë është e kripur, duke shkaktuar reagim të njëjtë si çdo kripë që prek ndonjë plagë të hapur.

2. Infeksionet e traktit urinar
Infeksionet e traktit urinar janë shumë më të zakonshme tek femrat sesa meshkujt, sepse distanca nga uretra në zonën vaginale dhe anale ku ka shumë baktere është shumë më e shkurtër, duke e bërë më të lehtë për bakteret të udhëtojnë në uretër dhe pastaj deri në fshikëz. Shenjat treguese janë djegie gjatë urinimit, dhe ndjesi urinimi i shpeshtë. Pirja e mjaftueshme e ujit për të larë dhe holluar urinën gjithashtu mund të ndihmojë për të zvogëluar dhimbjen dhe për të ngadalësuar progresin e infeksionit. Mos u bëni merak, ky lloj infeksioni kurohet lehtësisht me antibiotike

3.Infeksione seksualisht të transmetueshme
Gjithashtu infeksionet seksualisht të transmetueshme shpesh japin djegie gjatë urinimit, por është e rëndësishme të mos diagnostikoni veten. Gonorreja dhe klamidia të dyja mund të shkaktojnë djegie gjatë urinimit, edhe pse ndonjëherë ato mund të mos kenë aspak simptoma. Herpes është një flluskë e vogël ose një vend irritimi që është shumë e dhimbshme dhe mund të ndjeni sikur po digjeni. Nëse mendoni se mund të keni një IST(Infeksion Seksualisht i Transmetueshëm), takoni doktorin tuaj për të marrë medikamentin e duhur.

4.Myku apo bakteret vaginale
Simptomat e BV (Baktereve Vaginale) dhe myku janë zakonisht të dallueshme nga IST(Infeksion Seksualisht i Transmetueshëm). Myku identifikohet nga sekrecione te trashë të bardhë dhe shumë të kruajtje, ndërsa BV zakonisht shfaqet me një lëng me erë peshku. Megjithatë, për shkak të gjithë inflamacionit që sjellin të dyja infeksionet, djegia në urinim ose ndjesi urinimi i shpeshtë, është normale.

5. Vrapi ose stërvitja e fuqishme
Meqenëse trupi ynë ngrohet gjatë stërvitjes, temperatura e lëngjeve tona të brendshme rritet, duke përfshirë urinën e depozituar në fshikëz. Kjo është arsyeja pse pas ushtrimeve urina do të jetë më e ngrohtë se normale dhe mund tíu djeg.

6. Sportet e ujit
Kripë dhe rëra e plazhit mund të kalojnë nëpërmjet kostumit tuaj të banjës dhe të shkaktojë shumë acarim. Bakteret e duan mjedisin e lagësht, të errët, kështu që është shumë e lehtë që bikini juaj të bëhet një rezervuar për infeksion. Zvogëloni rrezikun duke u nderruar dhe tharë kostumin tuaj të banjës në diell para se të vishni ndonjë gjë sipër.

7. Fërkimet
Ka shumë gra që vijnë me trauma të perineumit dhe nga fërkimi i vazhdueshëm. Kjo ndodh në palestër nëse jeni veshur vetëm me pantallona të shkurtra të palestrës, dhe jeni djersitur – vulva juaj është lënduar për shkak të fërkimit të vazhdueshëm nga vendi dhe pantallona të shkurtra. Kjo mund të shkaktojë ato mikro-abrazion të njëjtë dhe të rrisë ndjeshmërinë, ashtu si edhe me seksin. Nëse jeni dikush që kalëron me orë të tëra, ose merreni me çiklizëm rekomandohet të përdorni një lubrifikant silikoni ose krem trupi për të ndihmuar në parandalimin e fërkimeve.Burimi:woman`s health mag
© https://shijejete.com/