Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Cudit te gjithe Armina Mevlani: Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” u diskutua tema “partneri im është çun mamaje”, e cila ndezi debat.

Moderatorja e njohur, Armina Mevlani, lexoi një mesazh të dërguar nga një ndjekë she më pas nuk nguroi t’i japë një këshillë vajzës që e ka shkruar, e cila u shpreh se e vetmja e keqe e partnerit të saj ishte se ishte “djalë mamaje”.

Blogerja ishte shumë spontane me reagimin e saj, duke i sugjeruar madje asaj që të largohej nga çunat e mamit.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh Armina.

Mirëpo nuk mbaron këtu! Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët.

Në këtë moment në njërën anë ishte Fatma, e cila u shpreh se këtu nuk ka asgjë të keqe dhe në anën tjetër Mevlani e cila e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”