Receta e bukës nga Nertila Koka. Shija e perkryer

Përshëndetje, faleminderit që ishit me mua dhe ju lutem më ndiqni me recetat që do të vijnë!

Receta e bukës:

230C, 30 minuta me kapakë dhe 15 minuta pa!
400-420g miell (3 gota)
300ml ujë (1-1/2 gota)
4g maja buke (1/2 lugë kafeje)
7g kripë (1 lugë kafeje)
10g fara të ndryshme ose erëza

Në një tas bashkojmë miellin, kripën, majanë e bukuës, farat apo erëzat. I trazojmë bashkë dhe më pasë hedhim ujin e nxehtë. I punojmë vetëm per pak minuta sa të formohet një brumë që do të ngjitet në lugë apo duar, pra jo shumë i fortë.