Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas 13 ditesh nene rrenoja ja kërkesa e të mbijtuarit kur pa dritë me sy

SIRI- Një sirian i identifikuar me emrin Semir Muhammed Accar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Siç raportojnë mediat e huaja, pasi qytetari pa dritë pas 13 ditësh nën rrënoja, gjëja e parë që ka kërkuar nga grupet e kërkim-shpëtimit ka qenë të pijë ujë. Atij iu dha menjëherë një shishe me ujë për të shuar etjen. Sipas ekipeve të kërkim – shpëtimit, ata dëgjuan papritur disa tinguj në ekzaminimin që bënë me një kamerë termike dhe pajisje të ndjeshme dëgjimi.

Aty zbuluan se kishte disa persona të gjallë, mes tyre një grua dhe një fëmijë, të cilët u nxorën së bashku me Semirin dhe u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.