Gjendet nen rrenojat e tertmetit ne Turqi sportisti 31 vjecar i Hatayspor

Pas ditësh kërkimesh, shpresash, lajmesh dhe mohimesh, Christian Atsu nuk ia doli dot. Sulmuesi anësor 31-vjeçar i Hatayspor u gjet i pajetë nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte në Antioki, në jug të Turqisë. Lajmi u raportua nga agjencitë e shtypit, duke përfshirë Agi. Edhe menaxheri i tij gjithashtu e konfirmoi, i cituar nga agjencia private turke DHA: “Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënoja. Gjërat e tij personale janë ende duke u kërkuar. Telefoni i tij u gjet gjithashtu.” ka thënë Murat Uzunmehmet.

Sipas mediave turke, ish-sulmuesi I Chelsea e Newcastle në Angli, ishte nën rrënojat e rezidencës Rönesans. Ajo është një kullë 12-katëshe që u shemb nga tërmeti. Ambasada e Ganës në Turqi dhe Federata e Futbollit të Ganës fillimisht pretenduan se sulmuesi ishte gjetur i gjallë. Por më vonë ky informacion u zbulua se ishte i rremë. Ndërtuesi i rezidencës luksoze të kthyer në gërmadhë, ku besohet se janë varrosur 800 persona, u arrestua javën e kaluar. Atsu iu bashkua klubit turk Hatayspor shtatorin e kaluar. Një fatkeqësi duke qenë se klubi me qendër në provincën e Antiokisë, ishte pranë epiqendrës së tërmetit masiv që goditi Turqinë më 6 shkurt.