Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Receta me produkte shtëpiake që zhdukë pikat e zeza dhe njollat në lëkurë

Çdo njeri kujdeset për lëkurën dhe trupin vet duke u mbrojtur nga rrezet e diellit të cilat gjatë ekspozimeve të gjata mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Sidoqoftë, pavarësisht se ka shumë mënyra për t’i larguar pikat e zeza dhe njollat e lëkurës, shpeshherë ato kushtojnë shumë dhe jo çdo njeri ka qasje tek to. Megjithatë, gjithmonë ekzistojnë alternativa apo ilaçe shtëpiake të cilat mund t’ju ndihmojnë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë është receta shtëpiake e cila përbërës kryesor e ka peroksidin e hidrogjenit, e që përdoret për t’i zhdukur shenjat në rroba, por që mund të përdoret edhe për heqjen e njollave në lëkurë.

Ky produkt i largon edhe pikat e zeza në lëkurë.

Përbërësit:

– Katër pika hidrogjen peroksidi
– Tri pika glicerinë natyrale
– Dy lugë gjelle pluhur qumështi
– Lëngu i një limoni të vogël

Të gjithë përbërësit i futni në një tas xhami dhe i përzieni me një lugë të drurit derisa të fitoni një kombinim të mirë. Produktin e fituar e lini të pushoj të paktën 5 minuta para se ta filloni ta përdorni si pastë.

Para se ta përdorni duhet fillimisht ta pastroni fytyrën me sapun dhe ta thani. Pastaj, e aplikoni produktin gjatë natës dhe e lini ashtu tërë natën, ndërsa në mëngjes e pastroni fytyrën me ujë të ftohët dhe e thani mirë.

Këtë duhet ta përsëritni për të paktën shtatë ditë radhazi para se t’i shihni rezultatet e mahnitshme në fund.

Gjithashtu, për t’i shmangur njollat në lëkurë duhet të shmangni ekspozimin në diell mes orës 11:00 dhe 15:00, pasi që gjatë këtyre orëve dielli i ka rrezet më të fuqishme.