Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Tava me salmon qe duhet ta konsumoni cdo jave me familjen tuaj

Kjo recetë u përgatit nga Erida’s Kitchen : Salmoni është një nga llojet më ushqyese të peshkut që ofron disa përfitime shëndetësore. I pasur me acide yndyrore omega-3, vitaminë B12 dhe ushqyes të tjerë esenciale, salmoni është i mrekullueshëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës por jo vetëm.

PËRBËRËSIT PËR DY PERSONA: 300 g salmon, 2-3 patate, 2-3 karota, kripë, piper, gjalpë, majdanoz dhe limon.

PËRGATITJA: Fillimisht presim patatet dhe karotat në copa të mëdha dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pasi janë zbutur paksa i heqim me kujdes dhe i vëmë në tavë, ku kemi shtruar paraprakisht letër furre. Vendosim edhe salmonin dhe i lyejmë të gjitha më gjalpë të shkrirë.

I spërkasim me pak lëngë limoni, piper, kripë, majdanoz dhe sipas dëshirës mund t’u shtoni edhe pluhur hudhre. I pjekim në furrë përreth 20 minuta në 220-230 gradë. Nëse doni për më shumë persona mjafton të shtoni përbërësit.