Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Supë peshku me perime e ngrohte. Më e mira që keni ngrënë!

Nëse ju ka shkuar mendja për një supë peshku kombinuar me perime jeni në vendin e duhur. Shije ju tregon më poshtë përbërësit dhe hapat e përgatitjes.

Do ta keni fare të lehtë realizimin e saj. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:500 gram peshk 1 kokërr qepë 2 thelpinj hudhër1 patate e madhe 2 karrota mesatare 100 gr selino 100 ml verë e bardhë 2 domat 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle gjalp1 gjethe dafine Kripë dhe piper i zi 1 limon Majdanoz

Përgatitja:Fillimisht lajmë mirë peshkun, e presim në copa dhe e vendosim në tenxhere duke shtuar në të 1,2 litër ujë, disa kokrra piper të zi, pak lëng limoni , pak kripë dhe 100 ml verë të bardhë. E lëmë peshkun të ziejë deri sa tuli të shkëputet nga halat.

Në një tenxhere tjetër, shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë shumë imët. Më pas shtojmë karrotat dhe rrënjën e selinosë të prerë në kubikë të vegjël. I kaurdisim së bashku për 2 minuta duke shtuar më pas hudhrat dhe domatet (pa lëkurë) të prera edhe ato në kubikë të vegjël.

Kullojmë lëngun e peshkut në sitë duke e shtuar në tenxheren me perime. Shtojmë në tenxhere patatet e prera në kubikë të vegjël , 1-2 gjethe dafine dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta deri sa perimet të ziejnë plotësisht.

Ndërkohë ne pastrojmë tulin e peshklut nga lëkura dhe halat, e copëtojmë atë në copëza të vogla dhe në 2 minutat e fundit e shtojmë në tenxheren e supës. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper të zi e majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.