A do i ndajë me të Iliri 100 mijë eurot nëse i fiton? Sabiani jep përgjigjen epike

Një ndër të ftuarit sot në “Big Brother VIP Fan Club” ishte Sabiani, i cili zbuloi më shumë rreth raportit të tij me Ilirin.

“Duke qenë se Iliri po përflitet shumë se mund të jetë një ndër pretendentët kryesorë të këtij 100 mijë euroshi të famshëm, çfarë ndodh pasi ai del?”, e pyeti moderatorja Dojna Mema.

Sabiani tregoi se do e presë me mall. “Po atë 100 mijë euroshin do ta prisni?”, vazhdoi Dojna. “Absolutisht që jo. Nuk ka lidhje fare paraja. Nuk më intereson triumfi monetar që do marrë Iliri aty. Nuk e kam menduar fare këtë pjesë”, u shpreh Sabiani.

Para disa ditesh, në “Big Brother VIP” është dëgjuar kënga e re e Sabianit, e titulluar “Tradhtare”. Iliri nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka dëgjuar zërin e shokut të tij të ngushtë.

“E ka bërë për mua këtë”, është shprehur ai referuar pjesës “Gjithë jetën të kujtoj edhe kurrë nuk të harroj”

“Çfarë Sabi je!”, ka vazhduar ai mes lotësh dhe duatrokitjesh, së bashku me Arjola Demirin, e cila e ka përgëzuar nga brenda shtëpisë