A do të kemi shtrëngim të masave? Flet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka folur mbi situatën epidemiologjike në vend. Në një deklaratë për mediat Fico ka deklaruar se autoritetet shëndetësore po mbajnë nën mbikqyrje shkollat dhe universitetet.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve apelon për respektim të tyre ndërkohë që nuk përjashton mundësinë e shtimit të kufizimeve në rast të përkeqësimit të treguesve epidemiologjik.

Për të shmangur përkeqësimin e situatës teksa rastet vijojnë të jenë në ritja, Fico është ndalur tek rëndësia e vaksinimmit duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll Covid-19 dhe për të shpëtuar jetët.