Ditën e djeshme, Arbana Osmani përmes një postimi nw Instagram i beri te gjithe konfuze. Moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, shkruante se ndihet e lodhur por e lumtur ndërkohë që po kalon ditët e fundit në “Top Channel”.
“Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”, shkruante ajo.
Kjo deklaratë i bëri të gjithë konfuzë nëse do të largohej përgjithmonë nga televizioni ku ka punuar prej vitesh, apo thjesht do të mbyllë sezonin e “Dua të të bëj të lumtur”!
Shumë prej miqve të saj nisën ta pyesnin në Instagram, dhe Arbana na sqaroi njëherë e mirë. Ajo me sa duket ka në plan të nisë pushimet pasi ka premtuar se do të rikthehet në “Top Channel”.
Pra qetësohuni, Arbana do të vijojë të jetë në televizionin ku është rritur profesionalisht dhe fizikisht!