A do të lejohen qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë të udhëtojnë në BE?Ja lajmi fudnit.Euronews siguron listën

Bashkimi Evropian po shqyrton një listë me shtete qytetarët e të cilave do të lejohen të udhëtojnë drejt bashkimit evropiat duke e pare qe te infektuarit me koronavirus po shtohet me shume ditet e fundit.

Ernest Bunguri tregon se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk figurojnë në grupin e vendeve për të cilat diskutohet hapja e kufijve të BE nga 1 korriku.

Bazuar në klasifikimin e rrezikshmërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit që figurojnë në listë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë pak shanse për udhëtim drejt BE.

Vala e re e infeksionit, e përshkallëzuar javën e dytë të këtij muaji, vazhdon të ketë prirje shqetësuese, sidomos në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri.

Këshilli i BE-së ka zhvilluar disa takime të niveleve të ndryshme, së fundmi në atë të ambasadorëve, por pa arritur ende në një vendim për një listë të gjelbër vendesh ndaj të cilave kufijtë e BE-së pritet të hapen duke nisur nga 1 korriku.

Kriteret bazë për këtë, sipas rekomandimit të Komisionit të 11 qershorit, duhet të jetë një situatë e ngjashme apo më e mirë epidemiologjike se në vendet anëtare të BE-së, aftësia për mbrojtjen e shëndetin gjatë udhëtimit, dhe reciprociteti në hapjen e kufijve.