A duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-covid? Përgjigjet Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, tha se ka nevojë për fushata ndërgjegjësimi dhe që të takohen grupet që hezitojnë të marrin vaksinë.

Sa i takon debatit për marrjen e dozës së tretë, mjeku Alimehmeti tha se kjo duhet të bëhet përmes konsultave të personalizuara me mjekët dhe jo me fasha moshore.

“Është diskutim shumë i gjerë, OBSH thotë jo kjo sepse ata që marrin një dozë të tretë përfitojnë diçka, por përfitojnë shumë më shumë ata që marrin dy doza. Po të hyjmë të kategori të veçanta, si pash moshat e treta, apo ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndoshta mund të merret në konsideratë. Kjo është diskutuar shumë, Izraeli ka bërë dozat e treta. Duhet bërë me konsulta të personalizuara me mjekët”, tha ai.