A e mbani mend kengetaren Shirli Polena. Shikoni se sa shume ka ndryshuar. Foto

A e mbani mend Shirli Polenën? Bjondja korçare, studente e kantos dhe pinjolle e familjes së famshme të mjekëve, u bë e njohur që me daljen e saj në vitin 1992 me këngën ‘vetmi’….E ëmbël, sharmante, me shume elegancë u duk sikur Shirli e kishte kapur një pozicion shumë të mirë në mesin e këngëtareve të reja që po shfaqeshin një e nga një….Mund të bindeshe fare mirë për këtë ku pas dy vitesh, Shirli këndoi sërish në festivalin e ’94-ës, këngën ‘Përse më fshihesh’….

Por me sa dukej, kënga nuk kishte kishte qenë thjesht një dëshirë e momentit.

Sepse Shirli vazhdoi më pas rrugën që kishte nisur. Iu përkushtua muzikës klasike si soprano ku u specializua në Paris. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdon karrierën në skena të muzikës klasike së bashku me bashkëshortin e saj tenor, Adrian Xhema.

Punojnë të dy në teatrin e Mynihut dhe gjithashtu janë bërë prindër. Në një intervistë të mëparshme ajo është shprehur se nuk është vetëm faji i saj që ajo mungon me shfaqje dhe koncerte në vendlindje, por në fakt ftesat kanë munguar.