Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

A ishin fëmijët e Shkëlzenit të ftuar në dasmë? Armina shuan kuriozitetin e të gjithëve

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga dasma madhështore e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, kurioziteti për festën e bukur që u mbajt në Shijak vazhdon. Nusja e re, ka gjetur pak kohë për të biseduar me ndjekësit e saj. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse fëmijët e Shkëlzenit ishin të pranishëm në dasmën e tyre.

“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, shkroi blogerja për djalin dhe vajzën e partnerit të saj. Kujtojmë që pak kohë më parë, Armina foli dhe për marrëdhënien që kishte me fëmijët e tij.

Armina tregoi eksperiencën e saj duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,” tha Armina.