Adelina Tahiri rikthehet në muzikë (Foto)

Kanë kaluar plot 9 muaj që nga lindja e vogëlushit dhe tani Adelina duket se ka vendosur t’i dedikohet edhe vetes së saj.Pak kohë më parë në një komunikim me fansat e saj në rrjete sociale, Tahiri premtoi se shumë shpejt do t’i rikthehej muzikës. Adelina e mbajti fjalën dhe mesa duket për pak kohë do e shohim të publikojë ndonjë projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet duke punuar në një studio muzikore. Adelina ka pozuar përballë një mikrofoni, gjë që tregon se është duke regjistruar zërin e saj. Përkrah fotografisë ajo ka shkruar: “Po vjen”, duke lënë të kuptohet se rikthimi i saj në muzikë do të vonojë dhe shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *