Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Adi Krasta shkarkohet nga News 24, zbulohet arsyeja bef.asuese

Adi Krasta njihet si një nga gazetarët më kritikë ndaj qeverisë.

Por duket se kritikat e herë pas hershme të tij kanë bërë që sërish t’i kushtojnë vendin e punës.

Mësohet se Krasta nuk do jetë më në Neës 24, kjo për shkak se pronari i televizionit, Irfan Hysenbelliu është “kërcënuar” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Qëndrimet e Krastës kanë qenë kundërshtuese ndaj qeverisjes që në muajt e parë të saj.

Një monolog i Krastës në 2013 mbi shpërndarjen e frekuencave dixhitale, transmetuar në Agon Channel shkaktoi nervozizëm të madh te kryeministrit Rama.

Tri herë gjatë dy mandateve qeverisëse të socialistëve është larguar Krasta me kërkesa ultimative nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Në fillim ndërhyrja e qeverisë çoi në mbylljen dramatike të Agon Channel.

Më pas Krasta nuk u lejua të vazhdonte sezonin e dytë të programit “E Diel”, në Top Channel.

Monologu mbi të rinjtë që rekrutoheshin nga qeverisja për tu përdorur si ushtri e posaçme për sulmet online kundër atyre që mendonin ndryshe, bëri që me urdhër të Vjollca Hoxhës i gjithë programi i fundit “E Diel” të hiqej nga YouTube.

Këtë herë, kërkesa e Ramës dhe Veliajt për “kokën” e Krastës i është bërë vazhdimisht një pronari të shantazhueshëm të cilin si dhe pronarë të tjerë mediash pushteti socialist i ka ballafaquar me tatime e kontrolle të posaçme ndëshkuese ose me favore shumë-milionëshe.

Marrëdhënia konfliktuale e kryeministrit Rama me mediat dhe drejtuesit e programeve del shumë në pah në një vit me probleme të thella, të pazgjidhshme, të politikës aktive në Shqipëri si dhe tharjen e plotë të fondeve për të cilat ka nevojë industria televizive e cila është tanimë në një krizë të thellë.