Roberti deklaroi se nuk është më me Norën, zbulohen detaje të tjera rreth ndarjes

Ditën e djeshme Robert Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit, dha lajmin se ai dhe Nora Istrefi janë ndarë përfundimisht.

Dyshja i dha fund historisë së tyre prej nga e cila kanë dhe një vajzë të quajtur Renee.

Roberti deklaroi se dashuria mes tyre ka përfunduar por kjo nuk i pengon të mbeten miq të mirë. Burime nga ‘Prive’ kanë zbuluar disa detaje të reja për sa i përket ndarjes së çiftit që lidhen me çështjen e banesës.

Pavarësisht zërave që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë pas kontaktimit me disa burime afër çiftit, është zbuluar që dyshja prej kohësh nuk ka jetuar në të njëjtën shtëpi. Nora vazhdon të jetojë së bashku me Reneen në shtëpinë që dikur iu përkiste të treve, ndërkohë që Roberti që prej disa muajsh është zhvendosur në një banesë në Prishtinë ku jeton i vetëm.

Siç u shpreh dhe Roberti në postimin e tij, Nora dhe ai vazhdojnë të mbeten miq të mirë pavarësisht ndarjes. Ai herë-herë shkon në vilën e saj për t’u takuar me të bijën dhe për të kaluar kohë me të.