Afrohen stuhitë e fuqishme dhe shirat në Shqipëri, çfarë na pret diten e premte

0
610

Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shtresave të larta. Do të jetë edhe një ditë mjaft e nxehtë, me temperatura mbi 30 gradë Celsius.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me rreze diellore dhe mundësi për vranësira të shtresave të larta. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme për shkak të erërave të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.

Të premtën do të fillojë ndryshimi i kushteve të motit. Në Mal të Zi dhe veri-veriperëndin të Shqipërisë priten rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera priten intervale të gjata kohore me diell dhe në ndonjë rajon priten zhvillime të izoluara të ndonjë stuhie të izoluar. Do të vazhdojë të jetë nxehtë, përveç në zonat e rrebesheve të shiut ku priten ulje të temperaturave.

Të shtunën në Shqipëri priten rrebeshe dhe stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë që nga veriu deri në jug. Në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore do të ketë zhvillime të karakterit lokal, por vende-vende mund të rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu të cilat nuk pritet të zgjasin shumë./MeteoBallkan