Afrohet cikloni nga Italia drejt Shqiperise. Ja kur fillojne reshjet e dendura te shiut

Një ciklon i fuqishëm tani gjendet në Mesdhe me qendër në Detin Tiren përtej brigjeve perëndimore të Italisë. Cikloni pritet të niset drejt Shqipërisë dhe Kosovës dhe të kushtëzojë reshje shiu e në viset mesdhetare rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ndikimi i ciklonit do të jetë më i fortë në Shqipëri e më i butë në Kosovë, ngase pritet dobësim i shpejtë i tij, megjithatë priten reshje lokale shiu gjatë natës sonte dhe dites së nesërme. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta ngase vazhdojnë rrymime të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi të cilat favorizojnë temperatura relativisht të larta.

Masa ajrore ciklonike do të vazhdojë të ndikojë edhe ditëve të ardhshme, por në formë të dobësuar duke sjellur vranësira të herëpashershme dhe ndonjë rigë ose rrebesh shiu, por nuk do të mungojnë intervalet e gjata kohore me diell./MeteoBallkan