Aktorja Olivia Munn njoftoi në një postim në Instagram të mërkurën në mëngjes se është diagnostikuar me kancer në gji.
Ajo ben thirrje per te gjithe femrat qe te bejn rregullisht ekon e gjirit pasi kjo mund tju shpetoi jeten tuaj
Ajo tha se:”Kam mbajtur private diagnozën. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja disa nga pjesët më të vështira përpara se t’i ndaj,” tha ajo. “Jam me fat. Ne e kapëm me kohë të mjaftueshme që kisha mundësi dhe shpresoj ta fitoj kete beteje me kancerin.”
Ndaj nuk duhet te dorezoheni dhe nese e kapni ne kohe semudnjen do te dilni fitimtare ne kete beteje. shijejete.com
Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:
Një gjendër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjendra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjendër në gji është kancer. Shumë gjëndra në gji shkaktohen nga gjendje të tjera mjekësore si p.sh. kistet e gjirit.
Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithkës së gjirit, gropëzim i thithkës së gjirit.
Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
Dhimbje në gji.
Fryrje apo enjtje e krahut nga njëra anë. Disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjendrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo enjtje të tij. Prandaj, gjendrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji