Aktorja juaj e preferuar braktis ”Portokallinë”, i bashkohet rivalëve

0
6

Sezoni i ri televiziv ka sjellë me vete lëvizje të bujshme në ekrane. Së fundmi mësohet se një aktore mjaft e suksesshme, do i largohet trupës së “Portokalli”.

Kështu pas katër vitesh në emisionin e humorit, Delinda Disha, e njohur ndryshe si “drejtoresha e Tatimeve”, nis një eksperiencë të re.



Tashmë ajo do të kalojë në televizionin Klan për tu bërë pjesë e “Kalifornia Show”, i cili sjell një variant ndryshe të “Duplex”.

Lajmin e ka bërë me dije Turjan Hysko, duke shkruar, “Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”

Këtij emisioni humori i janë bashkuar edhe moderatorja Marina Vjollca si dhe aktorët Olsi Bylyku dhe Lisa Kujofsa