Alban Skënderaj e Miriami me vajzën pushime në vendin luksoz

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët së fundmi kanë shkuar me pushime bashkë me vajzën e tyre, Amelinë.

Miriami ka treguar nëpërmjet disa postimeve në Instastory ambientin përrallor nga një plazh i rrethuar plot me gjelbërim.

“Më në fund arritëm”, ka shkruar këngëtarja krah fotos ku ecën me të bijën.

Në një postim tjetër, Miriam ka zbuluar se bashkë me Albanin dhe vajzën janë në ishujt Maldive, ku do të kalojnë disa ditë pushimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *