Alimehmeti publikon studimin e fundit: Ky ilaç parandalon humbjen e te jeteve nga Covid-19, jep efekt nga dita e…

0
126

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim spanjoll në të cilin thuhet se ilaçi Tocilizumabi është i efektshëm për parandalimin e humbje te jeteve nga COVID

Ai shkruan se ky ilaçi jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg), te pacientët me formë të rëndë të Covid-19, duke dhënë efektshmërinë tek pacienti.

Statusi i plotë i Ilir Alimehmetit:

Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e humbje te jeteve nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19. Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.

Rezultatet: 2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë; 2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar; 4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë; 2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.

Ulja e humbje te jeteve(te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore): 4.1% e humbje te jeteve te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab; 25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit; 25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut e humbje te jeteve te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.

Element i rëndësishëm që bie në sy: Studimi është çuar për botim më 16 maj 2021. Studimi është publikuar sot, 05 tetor 2021, pra mbi 4 muaj e gjysëm më vonë. Këto humbje kohë shpesh çojnë në vonesë/mungesë trajtimi të përshtatshëm për pacientët në kohën ndërmjet. Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Akademia e Shkencave të Shqipërisë