Anxhela Peristeri bëri shqiponjën me duar/ Mediat serbe i kthehen keq: Cfarë s’thanë për të

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2021”, prej disa ditësh ajo po qëndron në Roterdam, pasi do të përformojë në natën e dytë të festivalit.

Në një dalje para mediave, Anxhela bëri shqiponjën dykrenare dhe të njëjtën foto e ka postuar në “Instagram”, veprim i cili ngriti reagime të mediave serbe. “Novosti” i dedikoi një artikull veprimit të përfaqesueses së Shqipërisë, duke e cilësuar si pro vokim.

“Skan dal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një prov okim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.

Në artikullin e “Novostit” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skan dal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediave serbe.